Main picture of Duzhmani Invest

Ndërtojmë me besim.
Investojmë me vizion.

Duzhmani Invest është kompani zhvillimore dhe investuese në pasuri të paluajtshme, e përkushtuar për të krijuar projekte që dallohen. Me përvojë shumëvjeçare dhe standarde të larta ndërtimi, ne ndërtojmë hapësira që lënë gjurmë dhe përcaktojnë cilësinë në treg.

Pronat e Menaxhuara

10+

Menaxhojmë me kujdes çdo ndërtesë që kemi ndërtuar. Çdo projekt është rezultat i planifikimit të kujdesshëm dhe përkushtimit për cilësi që zgjat në kohë.

Vite Eksperiencë

5

Pesë vite zhvillim të qëndrueshëm, me një qëllim të vetëm: të ndërtojmë me standarde që fitojnë besim. Reputacioni ynë është ndërtuar mbi fjalën e mbajtur dhe punën e kryer mirë.

Klientë të Kënaqur

90+

Çdo klient që na ka besuar një projekt është pjesë e historisë sonë të rritjes. Për ne, sukses do të thotë marrëdhënie afatgjate të ndërtuara mbi besim dhe respekt.

Rreth Nesh

Kush jemi ne

Duzhmani Invest është kompani që ndërton dhe menaxhon projekte të pasurive të paluajtshme me fokus në cilësi, qëndrueshmëri dhe besueshmëri. Çdo projekt lind nga ide të qarta, planifikimi kujdesshëm dhe përkushtim ndaj klientëve që kërkojnë më shumë se thjesht një hapësirë për të jetuar.

Mëso Më ShumëLearn more about Duzhmani Invest

Aura Residence,një lagje moderne që përcakton standardin e ri të jetesës në Prishtinë

Aura Residence është projekti më i ri dhe më i madh i Duzhmani Invest — një lagje moderne e konceptuar për jetë bashkëkohore, komode dhe të qetë. Me arkitekturë elegante dhe shtëpi të ndërtuara me standarde të larta, ky projekt ofron një mjedis ku çdo detaj është menduar për cilësi, siguri dhe mirëqenie në çdo hap të jetës suaj.

Rounded Arrow

Eksploro Listimet
Tona të Fundit

Një përzgjedhje pronash të ndërtuara me standarde të larta — nga apartamente moderne dhe shtëpi familjare, deri te hapësira pune funksionale. Çdo projekt reflekton cilësi, siguri dhe komoditet.

Shiko të Gjitha PronatArrow up icon

Asnjë në dispozicion!

Projektet Tona

Nga koncepti deri në dorëzim, çdo projekt i Duzhmani Invest ndërtohet mbi themelet e cilësisë dhe besimit. Ne krijojmë hapësira bashkëkohore për banim dhe investim, të menduara për qëndrueshmëri dhe një cilësi jete që zgjat.

Aura
Arrow Icon
Aura Residence

Një lagje private me shtëpi moderne, e ndërtuar për jetesë të qetë dhe cilësore. Projekti sjell arkitekturë bashkëkohore, hapësira të gjelbra dhe një stil jete që bashkon elegancën me rehati.

Albanica
Arrow Icon
Albanica

Një kompleks bashkëkohor banesor e tregtar, i menduar për jetesë urbane me standard të lartë. Ofron apartamente funksionale, hapësira biznesi dhe ndërtim me cilësi të garantuar.

Shërbimet Tona

Menaxhimi i Pronës

Ne ofrojmë menaxhim të plotë dhe transparent të pronave, duke kombinuar përvojën profesionale me kujdesin e personalizuar. Nga mirëmbajtja teknike te administrimi financiar dhe marrëdhëniet me qiramarrësit, çdo detaj trajtohet me përgjegjësi që prona juaj të ruajë vlerën dhe fitimin, pa asnjë stres për ju.

Qiradhënie & Leasing

Ne e kthejmë pronën tuaj në burim të qëndrueshëm të ardhurash. Ekipi ynë kujdeset për çdo hap nga marketingu dhe përzgjedhja e qiramarrësve, deri te kontraktimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve. Qëllimi ynë është i qartë: pronat tuaja të kenë gjithmonë qiramarrës të përzgjedhur dhe të jenë të mbrojtura e fitimprurëse.

Zhvillimi i Pasurive të Paluajtshme

Çdo projekt është një vizion që merr formë me përkushtim. Ne ndërthurim kreativitetin me analizën strategjike për të krijuar jo vetëm shtëpi, por edhe një themel të sigurt për të ardhmen tuaj. Nga koncepti fillestar deri te dorëzimi përfundimtar, Duzhmani Invest ndërton më shumë se hapësira; ndërton besim dhe standarde të reja në treg.

Vlerësime

Vlerësimet e Klientëve

✓ 90+ Klientë

✓ 99% Kënaqësi